Kjo është shuma marramendëse e parave që u shpenzuan për Dasmën Mbretërore!

Bota May 20, 2018 - 11:53
Ja sa ka shpenzuar familja mbretërore për këtë dasmë

Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e mbarë botës prej ditësh ishte vetëm tek Dasma Mbretërore.

Por, ceremonia në të cilën Princi Harry i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me aktoren Meghan Markle, sipas mediave të huaja mund të ketë kushtuar deri në 45 milionë dollarë, njofton Klan Kosova.

Dasma e Princit Harry me Meghan, përpiu 42.1 milionë dollarë vetëm për masat e sigurisë ndërsa shpenzimet e tjera të rëndësishme të dasmës përshkojnë midis  420,000 $ deri në 560,000 $ në veshjet e Meghan dhe 420,000 $ për të punësuarit për pritjen në mbrëmje.

Martesa e Princit Harry me aktoren Meghan Markle tashmë cilësohet si dasma e vitit, ndërsa duke analizuar gjithë aranzhimin, raportohet se ky event nuk mund të ju befasojë aspak me çmimet.

LEXO EDHE: Princi Harry martohet me aktoren Meghan Markle

Sipas aplikacionit Bridebook, që mundëson planifikimin e dasmave në Britaninë e Madhe, pjesa më e madhe e kostos mbretërore ishte shpenzuar për sigurinë e të pranishmëve. Po ashtu një sasi  ekonsiderueshme e mjeteve ishte ndarë për fustanin e nuses, njofton Klan Kosova.

Mësohet po ashtu se martesa e dikurshme e Kate Middleton dhe Princit William kushtoi 28 milionë dollarë.