Stoltenberg takon Trumpin në SHBA: Temë, Samiti i Brukselit dhe lufta kundër korrupsionit

Bota May 17, 2018 - 23:26

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, po zhvillon në SHBA vizitën e tij nga që ka nisur dje dhe do të vazhdojë për dy ditë.

Sot ai ka takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, njofton NATOChannel.tv, përcjell Klan Kosova.

Ata kanë folur për përgatitjet rreth Samitit të liderëve të NATO-së në Bruksel që do të mbahet më 11 dhe 12 maj. Poashtu temë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe rritja e kontributit të NATO-së në luftën kundër terrorizimit dhe ndarjen e drejtë të përgjegjësisë brenda Aleancës.

Një ditë më parë njoftohet se Stoltenberg ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Michael R. Pompeo, ambasadorin John Bolton dhe Asistentin e Presidentin për Siguri Kombëtare me të cilët ka folur për situatën në Siri, Iran dhe Rusi.