Pas samitit, problemet e brendshme mbeten

Bota May 16, 2018 - 12:24
Lexo detajet

Flamujt e Bullgarisë dhe BE-së valojnë në çdo cep. Nën moton "Evropa vallëzon", qyteti i Sofjes organizon një festë në qendër, një nga shumë të tilla këto ditë. Kjo është pjesë e atmosferës përpara samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili fillon të enjten (17 maj). Kjo është kulmi i presidencës bullgare, kurse për kryeministrin Boyko Borisov është skena më e madhe e mundshme, raporton DW, transmeton zeri.info

Për shumë njerëz në Bullgari kjo është edhe një tjetër “shfaqje” e përfaqësuesve të tyre politikë n[ mes të më shumë joshjeve dhe pritjeve të vogla konkrete, të paktën kur është fjala për problemet bullgare. Por, në lidhje me përpjekjet e Sofjes për të shtyrë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, ka mbështetje si nga ana e  qytetarëve të Bullgarisë ashtu edhe të atyre të Brukselit.

Mbështetje për Iniciativën e Sofjes

 Bullgaria mban presidencën e BE-së pothuajse gjysmë viti, të cilën e filloi me moton "Unitetit të bën të fortë" dhe se kjo nuk është menduar vetëm për kohezionin e luhatur të shteteve anëtare të BE-së, por edhe nevojën për integrimin e fqinjëve në BE. Duket se mesazhi depërtoi në vesh të rëndësishëm në Bruksel. Me marrjen e detyrës si kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në vitin 2014 deklaroi një lloj embargo mbi zgjerimin e BE-së në të ardhmen e afërt, por tani është ai i cili jep mbështetje të fuqishme Sofjes zyrtare.

Në strategjinë për Ballkanin Perëndimor është përmendur viti 2025 si një kohë e anëtarësimit të mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi, ky i fundit hapi kapitullin 33, dhe Serbia 12 nga 35 kapitujt. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë më në fund këtë verë.

Qytetarët e Sofjes me të cilët bisedoi DW-ja, më së shumti mirëpresin politikën e Bullgarisë drejt fqinjëve ballkanik. "Ne kemi qenë duke luftuar shumë kohë gjatë historisë, është koha për t'u bashkuar dhe të tërhiqemi në të njëjtën anë. Mendoj se Evropa do të shkojë në kahjen e duhur nëse paqja mbizotëron në Ballkan ", thotë Peter Kremensky . Nga ana tjetër, qeveria bullgare përballet me kritika ndaj situatës në vendin e vet. Gazetarja hulumtuese Katja Ilijeva thotë se hapja në  mënyrë demonstrative ndaj idesë evropiane nuk korrespondon me situatën në vend. Gazetarët pa Kufij, thotë ajo, e vënë Bullgarinë në vendin e 111-të sa i përket lirisë së medias. "Pushtetarët janë të verbër dhe të shurdhër për këto kritika. Samitet e ngjajshme shërbejnë në fushatën mediale në interes të tyre ", kritikon Ilija në një bisedë me DW.

Presidenca e BE-së ka përcaktuar në masë të madhe sjelljen e autoriteteve gjatë muajve të fundit. Kur Bullgaria përfundon presidencën më 30 qershor, kur të ftuarit ndërkombëtarë të largohen, dhe kamerat të mediave nga mbarë të shkojnë diku tjetër, shumë bullgarë janë duke shpresuar që qeveria më në fund do të përqendrohet nër problemet e brendshme, sië janë korrupsioni dhe varfëria.