Ministrja kroate e Ekonomisë jep dorëheqje për shkak të konfliktit të interesit

Bota May 14, 2018 - 20:19
Detajet

Ministrja kroate e ekonomisë, Martina Daliç njoftoi sot dorëheqjen e saj në lidhje me akuzat për korrupsion në lidhje me kompaninë private më të madhe në vend.

Daliç u vu nën presion pasi u shfaqën emaile private ku tregohej një konflikt i mundshëm interesi në lidhje me problemet financiare të shitjes me pakicë, bujqësisë dhe prodhimit ushqimor nga gjiganti “Agrokor”.

Daliç ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se ata që kanë nxjerrë emailet e saj do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

“Agrokor”, që ka mijëra të punësuar në Kroaci dhe rajon, ka hyrë një vit më parë në procedura falimentoje sipas një ligji të veçantë, përcjell Atsh.

LEXO EDHE: Quim Torra është Presidenti i ri i Katalonjës

Kompania ka grumbulluar borxhe deri në 57,5 miliardë kuna (9,3 miliardë dollarë) ndërkohë që kompania vlen rreth 42 miliardë kuna.

Qeveria kroate e mori në drejtim bashkë me kreditorët për të parandaluar shkrirjen e saj duke destabilzuar ekonominë e vendit.