Quim Torra është Presidenti i ri i Katalonjës

Bota May 14, 2018 - 19:37
E Fundit

Quim Tora, është presidenti i 131 i Katalonjës. Pro pavarësisë së vendit nga Spanja ai mori mbështetjen e parlamentit të Barcelonës në raundin e dytë të votimit.

I kandiduar nga presidenti në ekzil, Carles Puigdemont, Tora mori 66 vota pro, 65 kundër dhe katër abstenime.

LEXO EDHE: Shtetet e Bashkuara hapin sot ambasadën në Jerusalem

Zgjedhja e tij i jep fund paralizës institucionale të Katalonjës e cila ishte vendosur nën kontrollin e Madridit.