BE sanksionon pesë persona për lidhje me Rusinë

Bota May 14, 2018 - 16:06
Detajet

Pesë persona, që ishin përfshirë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse të mbajtura më 18 mars, në territorin e aneksuar ukrainas të Krimesë, janë futur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

BE ka vendosur një sërë sanksionesh pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014.

LEXO EDHE: Snajperistët izraelit angazhohen për vrasjen e protestuesve në Gaza

Shtetet anëtare të bllokut kanë vendosur kufizime të udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve të pesë individëve që kanë pasur pozita në Komisionin Zgjedhor në Krime, gjë të cilën BE-ja e konsideron si “mënyrë aktive të mbështetjes dhe zbatimit të politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Vendimi i sotëm, bën që numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar nga BE-ka mbi konfliktin në Ukrainë të arrijë në 155 persona. /REL