Snajperistët izraelit angazhohen për vrasjen e protestuesve në Gaza

Bota May 14, 2018 - 15:46
Rritet numri i viktimave në Gaza

Është rritur numri i viktimave nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake izraelite në Gaza në prag të hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Zeri.info.

Sipas raporteve që vijnë nga ai vend, tashmë janë konfirmuar 41 të vrarë dhe mbi 1 mijë e 800 të plagosur, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu siç raportojnë mediat ndërkombëtare edhe snajperistët izraelit janë angazhuar për vrasjen e protestuesve më të dhunshëm, transmeton “Zeri.info”

Kujtojmë se më shumë se 50 palestinezë janë vrarë që nga marsi kur kanë filluar protestat kundër hapjes së kësaj ambasade në qytetin i cili konsiderohet si i shenjtë nga palestinezët, por edhe izraelitët. /ZËRI/