Rritet numri i viktimave në Gaza

Bota May 14, 2018 - 14:43
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Është rritur numri i viktimave nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake izraelite në Gaza në prag të hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Zeri.info.

Sipas raporteve që vijnë nga ai vend, tashmë janë konfirmuar 28 të vrarë e 1 mijë të plagosur, përcjell “Zeri.info”.

Kujtojmë se më shumë se 50 palestinezë janë vrarë që nga marsi kur kanë filluar protestat kundër hapjes së kësaj ambasade në qytetin i cili konsiderohet si i shenjtë nga palestinezët, por edhe izraelitët. /ZERI/