Eskalon situata në Gazë me rastin e hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem

Bota May 14, 2018 - 12:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Dy persona janë vrarë gjatë protestave në Gazë trek kufiri me Izraelin.

Ministria e shëndetësisë në Gazë, ka bërë të ditur se janë vrarë dy palestinezë dhe 69 persona tjerë janë plagosur, transmeton Zeri.info.

Përleshjet kanë shpërthyer vetëm disa orë para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, të cilën e kundërshtojnë palestinezët.

Mijëra palestinezë janë mbledhur në shumë pika kontrolli përgjatë kufirit, transmeton "Zeri.info".

Grupet e demonstruesve janë munduar t’i afrohen kufirit, duke i gjuajtur ushtarët izraelitë me gurë, ku më pas ushtarët kanë hapur zjarr.

Izraeli pret që numër i madh i palestinezëve të protestojnë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor për shkak të hapjes së kësaj ambasade./ZERI