Gruaja e guximshme: Vret grabitësin e armatosur të prindërve të nxënësve

Bota May 14, 2018 - 12:17
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Në Brazil grabitjet me armë në mes të ditës janë kthyer në një problem serioz prej vitesh, e për këtë arsye edhe shumë njerëz civilë lëvizin të armatosur.

Kamerat e sigurisë para një shkollë private në San Paulo kanë filmuar momentin që një djali i ri i armatosur me pistoletë e i pamaskuar ka shkuar të grabisë mamatë që ndodheshin aty për të pritur fëmijët e tyre.

Por mes tyre ndodhje edhe një efektive policie, e cila po ashtu si gratë e tjera kishte shkuar për të marrë vajzën e saj.

E teksa autori Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, është përqendrua vetëm tek një grua, efektivja Katia da Silva Sastre, 42-vjeçe, ka nxjerrë armën dhe qëlloi ndaj tij 3 herë.

Raportohet se 21-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa oficerja e policisë u dekorua si heroinë nga guvernatori i Sao Paolos, Márcio França këtë të diel