Turqi, 4 të vdekur dhe dhjetra të lënduar në një aksident trafiku

Bota May 12, 2018 - 11:43
Detajet

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur, kur një autobus doli nga rruga në Cildir, pranë qytetit lindor turk Ardahan.

Gazetari i AA-së mëson se ky ishte një autobus i vogël që po lëvizte nga qyteti turk Igdir në drejtim të Gjeorgjisë. Pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit, autobusi doli nga rruga në Cildir, më saktësisht në Mozaret Dagi.

Katër persona, përfshirë edhe shoferin humbën jetën si pasojë e aksidentit ndërsa 22 të tjerë u plagosën.

LEXO EDHE: Ngjarje e rëndë në SHBA

Udhëtarët e lënduar nga autobusi u tërhoqën nga ekipet e AFAD-it turk dhe pjesëtarët e xhandarmërisë, pas së cilës u transferuan në spital.

Gjithashtu bëhet e ditur se 5 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.