Hapi i parë i Rusisë drejt diktaturës (VIDEO)

Bota May 08, 2018 - 08:05
Ja çfarë ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin

Para pak muajsh, për herë të katërt, Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë siç edhe ishte pritur, pasi Putin gëzon një mbështetje të pjesës më të madhe të popullsisë përkundër regjimit të tij autoritar në Rusi.

Mbështetja ndaj tij vjen si rezultat i retorikave të tij të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Botës Perëndimore dhe synimeve për të krijuar përsëri një pakt siç ishte ai i ish-BRSS

Rusia është një shembull tipik i një shteti autoritar ku pushteti është i drejtuar tek një person dhe grupi i tij i ngushtë vendos për fatin e vendit. Por kjo nuk përfundon me kaq, mandati i katërt i tij siç duket do të jetë mandati kur Rusia përfundimisht do të kaloj nga autoritarizmi në një shtet diktarorial.

Këtë e ka bërë edhe më të kapshme ngjarja e së shtunës, kur policia ruse ka arrestuar një 12 vjeçar për shkak se ai ka folur kundër Putinit para inaugurimit të tij presidencial në Rusinë jugperëndimore.

Egor Pryanishinkov iu drejtua turmës në qytetin Saratov duke shfaqur zemërimin e tij për gjendjen e dobët të rrugëve në vendin ku ai jeton. Më pas policët e hoqën atë nga turma, i lidhën duart për ta dërguar më pas në stacionin policor.

Protestuesit me zemërim bërtitën “turp” në drejtim të policëve. Djali u lirua pasi babai i tij shkoi në stacion i cili nga aty u largua me lot në sy. Ai më pas për mediat u shpreh: “Pse duhet të kem frikë?’ Të shkosh në tubime është e drejta ligjore e çdo personi.

Këtë fundjavë, dhjetra qytete në të gjithë Rusinë u përballën me protestues kundër mandatit të katërt të Putinit si president i vendit dhe sipas informatave të mediave vendore, mbi 1,575 njerëz janë arrestuar gjatë këtyre protestave.

Vladimir Putin u përurua sot edhe për një mandat të katërt si president rus në Sallën e Rendit të St.Andrew të Pallatit të Kremlinit të Madh në Moskë. /Lajmi.net/