Rrëzohet një avion në SHBA, 9 të vdekur

Bota May 03, 2018 - 11:14
Lexo detajet

 Një avion transportues amerikan i Gardës Nacionale mbrëmë është rrëzuar në rajonin e shtetit federal amerikan Georgia, ku humbën jetën të gjithë nëntë personat që ishin brenda në bord, raporton Anadolu Agency.

 

“Të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën, por identitetin e tyre do ta publikojmë pasi të lajmërojmë familjet e tyre mbi fatkeqësinë”, njoftoi zyrtari i forcave ajrore amerikane Sabelo Rivera. Avioni u rrëzua në autostradën jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar Savannah/Hilton Head.

Policia lokale njoftoi se avioni gjatë rrëzimit nuk ka goditur në automjetet në autostradë. Bëhet fjalë për avionin e llojit C-130, ndërsa është rrëzuar gjatë stërvitjes së rregullt të fluturimit. Presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter shprehu ngushëllime familjeve të të pësuarve.