Përmbytje në Gjemani e Francë, stuhia godet Evropën

Bota April 30, 2018 - 14:48
Çka po ndodh kështu?!

Qyteti i Achen-it në Gjermani ka pësuar më së keqi nga stuhia e madhe që kaploi Europën të dielën mbrëma.

Stuhia goditi Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun duke përmbytur shumë shtëpi, ndërsa sot pritet të godas edhe Danimarkën.

Zjarrfikësit janë angazhuar në shumë pjesë të Gjermanisë Perëndimore për të hequr ujin nga shtëpitë e përmbysura.

Qyteti i Achenit në kufirin Përendimor të Gjermanisë u godit më së rëndi nga stuhia.

Shërbimet e shpëtimit kanë pranuar me mijëra thirrje për ndihmë nga ku regjion, ndërsa policia njoftoi se atje nuk ka të lënduar.

Nga shirat e pandërprera dhe intensive është goditur edhe Franca, Belgjika e Luksemburugu.

Agjencia AP njofton se kjo stuhi pritet të godas Danimarkën të hënën. Mot i tillë në këto regjione është e zakonshme të mbajë në verë, por jo edhe në pranverë, raporton kjo agjenci, ndërsa kujton se në ditët e fundit në disa pjesë të Evropës mbretëroi mot shumë i nxehtë.