Europol-i kryen operacion kundër mediave të IS-it

Bota April 27, 2018 - 16:34
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Agjencia evropiane e policisë Europol tha se një operacion ndërkombëtar i ka shkaktuar “goditje të madhe” propagandës në grupit militant Shtetit Islamik në internet.

Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar ueb-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.

Europol-i tha se ka konfiksuar prova digjitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.

Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe. /Koha.mk/

Europol tha se të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe “individë potencialisht të radikalizuar”.