Melania dhe Donald Trump sërish në momente të sikletshme, videoja pushton internetin (VIDEO)

Bota April 25, 2018 - 20:20

Me gjithë vendosmërinë dhe indiferencën e saj, Presidenti Donald u përpoq disa herë të kapte dorën e bashkëshortes se tij Melania Trump, ndërkohë që qëndronin krah njëri-tjetrit për të mirëpritur Presidentin Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë të martën, por më kot.

Videoja që tregon pikërisht këtë moment të sikletshëm nuk është i pari i këtij lloji, por gjithsesi është bërë virale.

Presidenti i SHBA’ve u përpoq të tërhiqte vëmendjen e gruas së tij duke e prekur me gisht ngadalë.

Por zonja e parë qëndroi tërësisht indiferente, derisa në fund ia dha dorën pas insistimit të tij.

 

Pamjet nuk kaluan pa u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as shakatë e talljet.