Assad nis bombardimet kundrejt civilëve, raportohet për shumë të vdekur

Bota April 25, 2018 - 10:38
Lajme nga rajoni dhe bota

Regjimi Assad ka intensifikuar sulmet kundrejt objektivave të ISIL-it në Damask, por sipas aktivistëve sirianë bombat e regjimit kanë goditur civilët ku 15 kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur.

Al-Sayed është vendi në të cilën forcat qeveritare kanë bombarduar duke bërë që targeti i sulmit të jetë në drejtim të civilëve.

Para se të fillojë lufta e Sirisë në vitin 2011, Al-Sayed ishte shtëpia e shumë refugjatëve palestinezë, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Operacioni ushtarak gjashtë-ditor i ndërmarrë nga forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre kanë pasur si qëllim të godasin luftëtarët e ISIL-it në vendin që tashmë ka marrë pamjen e një “qyteti fantazmë”.

“Nuk ka klinika mjekësore, doktorë, jo furnizime – është e thatë,” tha një banor sirian.