Jemen, vriten 20 dasmorë në sulmin ajror saudit-VIDEO

Bota April 23, 2018 - 13:43
Jemeni është i përfshirë në luftë për tre vjet me rebelët Huti

Të paktën 20 të ftuar në një dasmë në veri-lindje të Jemenit janë vrarë në sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Sipas spitalit lokal, 46 vetë u plagosën, ndërsa disa dëshmitarë okularë thanë se më shumë se 30 vetë u plagosën në këto goditje, dhe mes tyre ka fëmijë, transmeton zeri.info

Disa madje thonë se 40 mysafirë në një dasmë lokale  u vranë. Një zëdhënëse e koalicionit e udhëhequr nga Arabia Saudite i tha agjencisë britanike se ata morën një raport që u konsiderua "serioz" dhe se do të kryhen hetimet e plota.

 Jemeni është i përfshirë në luftë për tre vjet me rebelët Huti, të cilët kontrollojnë një pjesë të rëndësishme në veriun e vendit./Zeri