Para pak muajsh i shpëtoi ariut, tani kafshohet nga peshkaqeni (FOTO)

Bota April 22, 2018 - 19:48
Kujdes, pamje të rënda!

Duket se kafshët nuk e pëlqejnë këtë djalë. Dylan McWilliam, një instruktor i stërvitjes së mbijetesës nga Kolorado shkoi të notonte në oqeanin e Hawait, por u kthye me diçka më shumë se kujtime.

20-vjecari u bë ushqim për peshkaqenin, që i la një shenjë të madhe në këmbë dhe në kokë. Në një intervistë për News Now, ai tha: "Pjesa më e frikshme ishte të notoja për tu kthyer në breg. Kishte vetëm gjak pas meje dhe nuk e shihja ku ishte."

Dylan ia hodhi me 7 të qepura në këmbë dhe për fat të mirë nuk ka dëme serioze për jetën. Ky nuk ishte takimi i parë i eksploruesit me një kafshë vdekjeprurëse.

Image

Para shatat muajsh, ai arriti ti mbijetonte sulmit të një ariu që po tentonte ta mbyste. Po flinte pranë çadrës së tij, kur një ari i zi rreth 300 kg e kafshoi në pjesën e pasme të kokës. Por ia arriti të shpëtonte duke i futur gishtat në sy.

Image