Koreja e Veriut pezullon testimin e raketave dhe planifikon të mbyllë lokacionin bërthamor

Bota April 21, 2018 - 12:47
Njoftimet erdhën disa ditë përpara se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Korea e Veriut tha të shtunën se ka pezulluar testet e raketave bërthamore dhe ato me rreze të gjatë dhe planifikon të mbyllë lokacionin bërthamor të testimit.

Agjencia Zyrtare Koreane e Lajmeve Qendrore e Veriut tha se vendi po bën këtë lëvizje për të zhvendosur fokusin e saj kombëtar dhe për të përmirësuar ekonominë e saj.

Veriu gjithashtu premtoi të angazhohet në mënyrë aktive me fqinjët rajonal dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të siguruar paqe në Gadishullin Korean dhe për të krijuar një "mjedis optimal ndërkombëtar" për të ndërtuar ekonominë e saj shkruan The Time Magzine, përcjellë "Zëri.info"

Njoftimet erdhën disa ditë përpara se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat të armëpushimit në kufi, për një samit të rrallë që synon zgjidhjen e çështjes së armëve bërthamore me Phenianin përcjellë "Zëri.info".

Po ashtu një takim i veçantë midis Kim dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump parashikohet në maj ose qershor./Zëri.info