SHBA-ja fillon bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut

Bota April 19, 2018 - 09:40

Këtë herë megjithatë Pompeo udhëtoi për në Phenian dhe u takua me udhëheqësin Kim Jong-un, një lëvizje që duket se nënkupton angazhimin e të dy palëve për të zhvilluar një samit dhe për të diskutuar denuklearizimin në Gadishullin Korean, si dhe për t’i dhënë Kimit audiencën presidenciale që ai dëshiron.

Për t'u takuar me një president amerikan në detyrë ka qenë një ambicie e gjatë e familjes Kim. Për presidentin amerikan Donald Trump, megjithatë, sa më afër takimit të nivelit të lartë, aq më e vështirë do të jetë për të që ta mbështesë një takim të tillë, transmeton "Zeri.info".

Të martën në mbrëmje, pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump u përpoq të tregohej fleksibil në lidhje me takimin e mundshëm me Kim Jong-unin.

"Do të ndodhë ndoshta në fillim të qershorit ose pak para kësaj, duke supozuar që gjërat të shkojnë mirë", u tha Trump gazetarëve. "Është e mundur që gjërat nuk do të shkojnë mirë dhe ne nuk do të mbajmë takim fare, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë shumë të fuqishme që kemi marrë, pra do të shohim".

Mundësia që Trump mund të jetë në gjendje të anulojë takimin në minutën e fundit u bë edhe më e vështirë të mërkurën kur Koreja e Veriut njoftoi se presidenti kinez Xi Jinping ishte duke u përgatitur për të vizituar Phenianin "së shpejti", përcjell "Zeri.info".

Gjithashtu Rusia ka kërkuar një samit me Kim-unin, por koreanët e veriut ende nuk kanë reaguar.

Lajmi i takimit Pompeo&Kim-un, i cili ndodhi gjatë fundjavës së Pashkëve (diku në fund të marsit dhe në fillim të prillit) bëri “të ngritën vetullat” që ndryshe nga Clapper, Pompeo shkoi në Korenë e Veriut dhe nuk u kthye me amerikanët që mbahen robër nga regjimi i izoluar.

"Është e çuditshme të shohësh kandidatin për sekretarin e Shtetit të shkojë dhe të largohet nga Pheniani pa siguruar lirimin e tre amerikanëve të burgosur atje", tha Adam Mount, bashkëpunëtor i lartë dhe drejtor i Prokurimit të Mbrojtjes në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

"Unë pres që ata të lirohen, por Shtetet e Bashkuara nuk duhet të paguajnë një çmim për lirinë e tyre".

Aktualisht janë duke u mbajtur tre amerikanë në Korenë e Veriut. Kim Hak-song dhe Kim Sang-duk, i njohur gjithashtu si Tony Kim, që u burgosën në vitin 2017 me dyshimin për "veprime armiqësore". Kim Dong-chul u arrestua në vitin 2015 dhe po vuan dënimin 10-vjeçar për akuzat për spiunazh. Paraburgimi i tyre i vazhdueshëm është një tjetër shenjë që lëvizjet për një samit kanë përparuar pa ndonjë lëshim të vërtetë nga koreano-veriorët.

Nga pesë vende të mundshme dhe asnjë nuk është në SHBA

Një zyrtar i administratës i informuar për takimin e e Pompeos me Kimin tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte "i pashëm dhe i përgatitur mirë" për diskutim, por pika ngecjes në atë kohë ishte caktimi i vendit për samitin midis Trumpit dhe Kimit, transmeton "Zeri.info".

Presidenti Trump zbuloi të martën ndërsa u takua me Abe se pesë vende të ndryshme ishin në diskutim si vende të mundshme për takimin. Disa nga ato që qarkulluan nga zyrtarët amerikanë gjatë muajit të kaluar përfshijnë kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Batort, Zonën e Demilitarizuar (DMZ) midis Jugut dhe Koresë së Veriut, një kryeqytet neutral si Stokholmi apo Gjeneva, ose në Azinë Juglindore; Singapor apo Malajzi.

Pheniani ishte një mundësi e pamundur pasi që me siguri do të përdorej si një mundësi propagande nga koreanët e veriut.

Para se të publikohej lajmi se Pompeo kishte shkuar në Phenian, Trump kishte lënë të kuptohet në lidhje me bisedimet e nivelit të lartë midis dy vendeve gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez Abe. Trump tha se "nivele shumë të larta" të diskutimit midis Uashingtonit dhe Phenianit ishin tashmë në proces, përcjell më tutje "Zëri", shkrimin e CNN-it.

Paqja në kohën e Trumpit?

Trump bëri të diturit gjatë brifingut se zyrtarët e Koresë së Veriut dhe të Koresë së Jugut po diskutojnë "fundin e luftës" dhe se do të kërkohet sigurisht një prani amerikane nëse negociatat e tilla do të kenë sukses.

Ishte SHBA-ja dhe jo Koreja e Jugut që nënshkruan armëpushimin me Korenë e Veriut më 1953-n. Trump u tha gazetarëve se ai mbështet diskutimet. "Dhe ata kanë bekimin tim për të diskutuar përfundimin e luftës", u tha ai gazetarëve.

"Njerëzit nuk e kuptojnë se Lufta Koreane nuk ka përfunduar, po ndodh tani dhe po diskutojnë për një fund të luftës".

Një arsye tjetër që ka të ngjarë të ndikojë në pamundësinë e Trumpit që të largohet nga takimi me Kimin: kjo mund të sjellë një lloj marrëveshjeje për një zgjidhje paqësore për gadishullin. Kjo do të ishte një fitore e madhe politike për presidencën e tij.

Trump ka marrë tashmë meritat për paqen që koreanët kanë përjetuar deri më tani këtë vit. Ai tha se udhëheqja e tij pengoi konfrontimet ushtarake gjatë Olimpiadës Dimërore që u mbajtën në Korenë e Jugut në shkurt.

"Ata kanë qenë shumë bujarë që pa ne dhe pa mua në veçanti, mendoj se ju do të duhet të thoni se nuk do të diskutojnë asgjë, duke përfshirë Olimpiadën do të ishte një dështim, por ishte një sukses i madh", tha Trump.

"Ata do të kishin një problem të vërtetë, por siç e dini Koreja e Veriut mori pjesë në Olimpiadë dhe ... ishte një sukses i madh". / CNN/ . /ZËRI/