Dënohet me burg të përjetshëm burri që qëllimisht infektoi 5 burra të tjerë me HIV

Bota April 18, 2018 - 20:23
Ai u mundua të infektojë edhe shumë të tjerë

Frizeri nga Brighton-i që tha se ishte "i mbushur" me HIV u dënua me burg të përjetshëm pasi kishte provuar të infektojë 10 burra të tjerë.

Daryll Rowe, 27 vjeç, infektoi pesë burra duke pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me ta dhe u dëmtoi prezervativët e pesë të tjerëve, shkruan BBC News, transmeton Zëri.

Ai është njeriu i parë në Britani të Madhe që është shpallur fajtor për faktin se qëllimisht ka dashur të përhap virusin, gjë që ai e quante si lloj kampanje.

Kurse nga gjykata krimet e tij u quajtën një "fushatë plotë urrejtje dhe dhunë tinëzare".

Pasi u diagnostikua me HIV në prill të vitit 2015, Rowe u takua me viktimat meshkuj në aplikacionin e homoseksualëve Grindr dhe pati marrëdhënie seksuale me tetë prej tyre në Brighton midis tetorit të atij viti dhe shkurtit 2016, para se të shkonte në arrati nga policia në veri të vendit, në ndekje të më shumë burrave.

Image

Ai pas seksit u dërgoi mesazhe tallëse disa prej burrave, duke u thënë "Unë kam HIV LOL. Oops" dhe "Unë jam i mbushur".

Policia e Sussex thanë se ai ishte i vendosur që të përhapte virusin duke i gënjyer viktimat në lidhje me HIV-in. Po ashtu ai kishte këmbëngulur që të bënte seks të pambrojtur për të infektuar njerëzit dhe kur nuk e kishte arritur këtë ai i dëmtonte prezervativët për të arritur qëllimin e tij. /Zëri