BE: Britania duhet të zgjidhë çështjen e kufirit me Irlandën

Bota April 18, 2018 - 12:53

Vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian ka shkaktuar shumë probleme lidhur me kufirin me Irlandën, të cilat Britania e Madhe do të duhet t'i zgjidhë, deklaroi të mërkurën kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, raporton AA.

Në një adresim të tij para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Tusk tha se liderët e BE-së u pajtuan një muaj më parë mbi tranzicioni “post-Brexit”, duke përcaktuar rrugën e negociatave për lidhjet e ardhshme me Britaninë.

“Duam të shfrytëzojmë momentin pozitiv në këto negociata, në mënyrë që përfundimisht të zgjidhim çështjet e pazgjidhura, siç është zgjidhja për të shmangur një kufi të fortë midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut", tha Tusk.

Ai paralajmëroi se BE-ja mund të tërhiqet nga tranzicioni Brexit, duke tërhequr edhe marrëveshjet me Britaninë e Madhe, nëse Britania e Madhe dhe BE-ja nuk arrin një zgjidhje mbi këtë çështje.

"Vendimi Brexit i Britanisë, ka shkaktuar shumë probleme (kufiri me Irlandën), prandaj Britania e Madhe do të duhet të ndihmoj në zgjidhjen e tij”, tha Tusk. "Pa një zgjidhje, nuk do të ketë një marrëveshje për tërheqje, as një tranzicion”, përfundoi Tusk.

Në vitin 2016, 56 për qind e qytetarëve të Irlandës së Veriut votuan për mbetjes në BE.

Dublini tashmë ka shprehur qëllimin për të bllokuar çdo tërheqje nga BE-ja, nëse Britania nuk kënaq kërkesat për çështjen e kufirit.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është paraparë të bëhet në mars të vitit 2019.