Putin Uron Gjukanoviqin

Bota April 17, 2018 - 19:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Millo Gjukanoviq për zgjedhjen për president të ri të Malit të Zi.

Siç thuhet në kumtesën e partisë së Gjukanoviqit, urimi i Putinit për shefin e ri të shtetit është e para nga një prej vendeve me ndikim në botë.

“I nderuar Gjukanoviq, ju uroj për zgjedhjen në postin e presidentit. Vlerësoj se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-malazeze në frymën e miqësisë tradicionale do të jetë në pajtim me interesat e popujve të të dyja vendeve”, thuhet në urim.

Marrëdhëniet Rusi-Mali i Zi janë tensionuar pas hyrjes së ish-republikës jugosllave në NATO dhe bashkëngjitjes së sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Millo Gjukanoviq është president i ri i Malit të Zi, pasi në zgjedhjet e së dielës mori 54 për qind të votave në rrethin e parë./21Media