Pamjet e reja të momentit, kur 22-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia amerikane (Video, +16)

Bota April 17, 2018 - 14:10
Lajme nga rajoni dhe bota

Policia në Sacramento të SHBA-ve, ka publikuar një video ku shihet se si një person me ngjyrë i paarmatosur qëllohet për vdekje nga policia.

Vdekja e 22-vjeçarit Stephon Clark ka shkaktuar zemërim tek qytetarët e Kalifornisë, dhe është ngritur çështja rreth vrasjes se personave me ngjyrë nga policia, transmeton Telegrafi.

Gjatë natës së të shtënave, autoritet e rendit i janë përgjigjur telefonatës së një qytetari që pretendonte se dritarja e veturës së tij është thyer nga dikush. Dhe në momentin që ata u shfaqen në vendin e ngjarjes, hasën në Clarkun i cili ishte i paarmatosur.

Videoja e re e publikuar shfaq disa policë, që kishin ndalur mikrofonat derisa po bisedonin me disa policë tjerë, pesë minuta pas të shtënave.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e instaluara në helikopterët e policisë, por edhe nga ato të vendosura në uniformën e zyrtarëve policorë.

Mediat amerikane raportojnë se Clark ka ndërruar jetë më 18 mars të këtij viti, pasi në drejtim të tij janë shkrepur 20 plumba. /Telegrafi/