Përleshje mes të burgosurve, 7 të vdekur

Bota April 16, 2018 - 21:26

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur pas përleshjeve mes të burgosurve në Karolinën Jugore, ndonëse gjendeshin nën siguri maksimale, transmeton AP.

Zëdhënësi i burgut, Jeff Taillon ka njoftuar për këtë ngjarje pasi agjentët e Sektorit Shtetëror të Zbatimit të ligjit kanë ndihmuar në sigurimin e Institucionit Korrektues.

Taillon ka thënë se zyrtarët janë plagosur pas përleshjeve të të burgosurve të mëngjesin e së dielës.

Sipas tij 17 të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë burgut.

Në këtë qendër të sigurisë së lartë gjenden rreth 1,500 të burgosur, disa prej të cilëve konsiderohen tejet të dhunshëm.

Këto vdekje shënojnë numrin më të madh të të vdekurve në burgjet e Karolinës Jugore në vitet e fundit.