Trump dëshiron tërheqjen e ushtrisë nga Siria

Bota April 16, 2018 - 13:33
Lexo detajet

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i vendosur sa më parë të tërheq forcat amerikane nga Siria, raporton Anadolu Agency.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbrëmë deklaroi se personalisht ka bindur homologun amerikan Trump në domosdoshmërinë e mbetjes së ushtrisë amerikane në Siri, që shkaktoi polemika në Washington.

“Presidenti Trump është shprehur në mënyrë të qartë se dëshiron sa më shpejtë të kthejë forcat amerikane nga Siria. Jemi të vendosur që tërësisht të shkatërrojmë DEASH-in dhe të krijojmë kushte në të cilat do të parandalohet çdo mundësi e kthimit të terroristëve në skenë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sanders.