Digjet flamuri amerikan, protesta në Irak dhe Turqi kundër sulmeve ajrore në Siri

Bota April 15, 2018 - 20:46
Lexo detajet

Pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga ShBA-të, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, pasuan kundërshtime të shumta të këtij vendimi. Vetë qeveria siriane tha se ky ishte një akt agresioni, ndërkohë që të ashpra në reagimet e tyre ishin edhe Rusia dhe Irani.

LEXO EDHE: BE-ja, shuplakë Turqisë

Ministri britanik Boris Johnson, para pak minutash deklaroi se Mbretëria e Bashkuar duhej të përgatitej për “gjithçka” në lidhje me një hakmarrje të mundshme ruse, transmeton Periskopi.

Image

Por ndërsa zhvillimet vazhdojnë të jenë dramatike në rrafshin diplomatik, edhe qytetarët në vende të ndryshme nuk kanë qëndruar indiferentë. Vetëm 28% e britanikëve, raportoi Independent, se po e mbështesin vendimin e kryeministres së tyre Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Një shifër kjo që pritet të tmerrojë May-in, dhe të gëzojë laburistin Corbyn.

Por, protesta ka pasur edhe në qytete të ndryshme të botës. Në Bagdad të Irakut, qytet që ende i vuan pasojat e një intervenimi të ShBA-së më 2003, është djegur flamuri amerikan.

Protesta ka pasur edhe në Turqi, megjithëse shteti turk e ka mbështetur aksionin e nisur nga presidenti Donald Trump. Deklarata e fundit ndërkohë, e president rus Vladimir Putin, është se “sulmet e tjera ajrore kundër Sirisë, do të mund të ishin kaotike”, raporton Sky News, përcjell Periskopi.

Image
Image