Parlamenti rus përgatitet për t’i dhënë kundërgoditje Amerikës

Bota April 15, 2018 - 20:11
Lexo detajet

Pasiqë ShBA-të e imponuan një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë mbi atë që u quajt “aktivitet keqdashës” në botë, Moska tashmë po mendon si t’ia kthejë favorin, shkruan Sputnik, transmeton Periskopi.

Parlamenti rus pritet që shumë shpejt të merret me draft ligjin e propozuar për t’u shtyer përpara nga një grup parlamentar si kundërpërgjigjje ndaj sanksioneve ekonomike të imponuara nga Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE: Paralajmërimi i Rusisë: SHBA-të sa më parë duhet të negociojnë me ne

“Masat e propozuara ndëshkimore përfshijnë kufizime në importet nga Shtetet e Bashkuara, si alkolin, ilaçet dhe produktet agrikulturore; imponime kufuzimesh ose ndalime të menjëhershme të qytetarëve amerikanë për të hyrë në Rusi; imponim të kufizimeve për qytetarët amerikanë që të punojnë në Rusi; suspendimin ose përfundimin e plotë të bashkëpunimit ndërkombëtar mes kompanive ruse dhe amerikane të përfshira në prodhimin e fuqisë nukleare; dhe rritjen e çmimeve për shërbimet naviguese ajrore për aviacionin amerikan.” – shkruhet në draft.

Këto kundër-sanksione mund të zbatohen nga qeveria me një urdhër nga presidenti Putin, dhe të revokohen me po të njëjtën procedurë.

Periskopi ka raportuar më herët se ShBA-të kanë vënë sanksione të rënda ekonomike kundër Rusisë, shkaku i mbështetjes që po i jep kjo e fundit regjimit të Bashar al-Assadit në Siri./Periskopi