Putin paralajmëron SHBA-në nëse vazhdon të sulmojë Assadin në Siri

Bota April 15, 2018 - 18:20
Ja çfarë thotë ai

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Iranian Hassan Rouhani, me të cilin ka biseduar për sulmet ajrore të SHBA-së, Britanisë dhe Francës kundër regjimit të Bashar al-Assadit në Siri.

Siç raportojnë mediat ruse, gjatë bisedës me Rouhanin, ai ka thënë se sulmet e mëtutjeshme në Siri do të shkaktonin “kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Periskopi.

“Vladimir Putin, në veçanti, ka shprehur qëndrimin e tij se nëse akte të tilla vazhdojnë ta shkelin kartën e OKB-së, atëherë do të jetë i paevitueshëm kaosi në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA.

Gjatë bisedës thuhet se që të dy janë pajtuar se sulmet ajrore kanë dëmtuar perspektivën për një zgjidhje politike të situatës në Siri. /Periskopi/