Perëndimi dëshiron një rezolutë të re për Sirinë

Bota April 15, 2018 - 15:47
Ka kaluar një ditë pas sulmeve të përbashkëta ushtarake ndaj objektivave në Siri

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë propozuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së miratimin e një rezolute të re për Sirinë. Britania e Madhe i konsideron sulmet ajrore të justifikuara. Ndërkohë, trupat siriane po mbajnë nën kontroll Gutën Lindore.

Ka kaluar një ditë pas sulmeve të përbashkëta ushtarake ndaj objektivave në Siri; Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe filluan një iniciativë të re diplomatike. Këto tre vende kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projekt të një rezolute të re për Sirinë në të cilën lufta civile po vazhdon për shtatë vjet. Projekt-rezoluta, e hartuar nga Franca, ndër të tjera, ka propozuar formimin e "mekanizmit të pavarur" për të hetuar sulmin e pretenduar kimike në qytetin Duma, transmeton zeri.info.

Qasje e pakufizuar për ndihma humanitare

Nga Presidenti i qeverisë siriane Bashar al-Assad është kërkuar gjithashtu që të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Luftën kundër Armëve Kimike (OPCW).

Ekspertët nga OPCW-ja nisën një hetim mbi sulmet e dyshuara me armë kimike në Duma të shtunën. Sipas projekt-rezolutës, OPCW duhet brenda 30 ditëve të përcaktojë nëse Siria ka autorizuar plotësisht aksesin ndaj armëve kimike. Perëndimi akuzoi regjimin e Asadit se po i përmbahet fshehurazi programit të tij atomik.

Në projekt-rezolutën e re mbi Sirinë gjithashtu kërkohet "qasje në ndihma humanitare pa kufizime." Përveç kësaj, qeveria siriane, pa asnjë "parakusht" duhet të fillojë bisedimet "konstruktive" me rebelët.

Diskutimet në Këshillin e Sigurimit mbi hartimin e një rezolute të re, sipas qarqeve diplomatike, duhet të fillojnë të hënën. Nuk dihet ende kur Këshilli i Sigurimit duhet të votojë për draft-rezolutën. Gjithashtu thuhet se Parisi dëshiron të lërë kohë të mjaftueshme për "negociata të vërteta".

Dështimi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Një ditë më parë, Këshilli i Sigurimit nuk arriti të miratojë një projekt-rezolutë ruse e cila kërkonte dënimin e sulmit me raketa nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca mbi objektiva në Siri.

Në një seancë të jashtëzakonshme për projekt-rezolutën ruse votuan vetëm tre shtete anëtare nga gjithsej 15. Në tekstin e jo të miratuar sulmi me raketa është quajtur "agresion" dhe theksohej se sulmi ka "shkelur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së".

Më parë, Rusia sulmoi fuqishëm SHBA-në në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia e quajti sulmin një agresion nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Ai shtoi gjithashtu se "Shtetet e Bashkuara po e përkeqësojnë situatën katastrofike në Siri", raporton DW, transmeton zeri.info

Nebenzia gjithashtu tha se përshkallëzimi, i mbështetur nga Uashingtoni, destabilizon të gjithë Lindjen e Mesme. Ai pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj padyshim kanë injoruar të drejtën ndërkombëtare. "Kjo është një qasje neo-koloniale dhe pamja kujton sjelljen e" huliganëve ". Këshilli i Sigurimit e ka injoruar tërësisht, dhe autoriteti i tij është dëmtuar".

Ushtria siriane kontrollon plotësisht Gutën Lindore

Ambasadorja britanike në OKB Karen Pierce beson se, duke pasur parasysh situatën e tmerrshme humanitare në vend, sulmet ajrore u justifikuan edhe me ligj. "Për më tepër, Siria është ajo që shkel ligjin ndërkombëtar, veçanërisht Konventën e Armëve Kimike. qeveria e Assadit përdor gaz helmues pa ndier keqardhje. "Që nga fillimi i luftës shtatë vjet më parë, Këshilli i Sigurimit ka mbajtur 113 seanca, por diplomacia është treguar  joefikase.

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka kërcënuar përsëri Sirinë dhe duke iu referuar një bisedë telefonike me presidentin e Donald Trump, tha se SHBA-ja është e gatshme për "zjarr", në qoftë se ndodh përsëri sulmi me gaz helmues. Ka indikacione të qarta se Assad është përgjegjës. "Nuk mund të shikojmë të qetë sesi aleati sirian Rusia shkel të gjitha normat ndërkombëtare". Ndërkohë, ushtria siriane, sipas pretendimeve të saj, ka marrë kontrollin e plotë në rajonin e Gutës Lindore, që ndodhet në lindje të Damaskut. Guta Lindore, e cila nga trupat qeveritare që nga viti 2013 është mbajtur nën rrethim, u çlirua nga "terroristët", njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve Sana duke iu referuar forcave të sigurisë. Paraprakisht, konvoji i fundit i kryengritësve u largua nga qyteti Duma në Gutën Lindore./Zeri