Raportohet për shpërthim të fuqishëm në veri të Sirisë

Bota April 15, 2018 - 10:42
Ja kur ka ndodhur ky shpërthim

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Sirisë, lokacion ku gjenden luftëtarët iranianë pro-qeveritarë dhe milicia shiite, ka thënë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky grup ka thënë se burimi i shpërthimit të 14 prillit ende nuk është bërë i ditur, pasi që mund të ketë ndodhur nga ndonjë sulm ajror apo ka qenë incident.

“Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në provincën Aleppo”, ka thënë grupi me bazë në Britani.

Udhëheqësi i këtij grupi, Rami Abdel Rahman, ka thënë se zona është e njohur si lokacion i iranianëve dhe luftëtarëve afganë që mbështesin qeverinë siriane.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë nisur sulme ajrore në Siri në mëngjesin e 14 prillit në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike që ka ndodhur një javë më parë në Duma dhe ka lënë të vdekur dhjetëra persona.

LEXO EDHE: Pasi sulmuan Sirinë, treshja perëndimore bën kthesën e madhe

Pentagoni ka njoftuar se nuk do të ketë sulme të reja, si pjesë e operacionit.

Izraeli, që nuk është e përfshirë në sulmet amerikane, ka nisur disa herë sulme të njëanshme në Siri.