Sirianët protestojnë kundër sulmeve të Perëndimit

Bota April 15, 2018 - 00:00
Lexo detajet

Qindra sirianë mbushën rrugët e Damaskut si shenjë mbështetje për kreun e qeverisë së tyre Bashar al-Assad pas sulmeve ajrore të SHBA’së, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Sulmet me raketa zhdukën një qendër kërkimore për armët kimike dhe një bazë ushtarake në Damask.

LEXO EDHE: Rusia “mposhtet” në OKB, nuk kalon rezoluta që dënon sulmin në Siri

Turmat  aspak të ndikuara nga kategorizimi i Asadit nga Perëndimi si një “përbindësh i keq” dhe me portretet e tij të tij  në duar marshuan dhe udhëtuan nëpër rrugë.

Disa qëndronin në majë të makinave, me armë dhe flamuj sirianë në duar ndërsa ishin të veshur me veshje ushtarake.

“Ne jemi bijtë e tu”, bërtisnin ata.

“Shpirtat e mirë nuk nënçmohen”, shkroi Assad në rrjetet sociale pas bombardimeve.

Të premten mbrëma, raketat ndriçuan qiellin sirian. Rreth 110 raketa  u shkarkuan nga anijet luftarake të marinës dhe avionët si pjesë e sulmit të koordinuar.

Siria u përpoq t’i qëllonte ato me sistemin e mbrojtjes raketore, por mbetet e paqartë sesa e suksesshme ishte në rrëzimin e tyre. /Insajderi/