Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutën e propozuar nga Rusia për Sirinë

Bota April 14, 2018 - 20:22

Një rezolutë e propozuar nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku dënohen goditjet e ndërmarra sot në mëngjes nga tre aleatë perëndimorë ndaj objektivave siriane nuk ka marrë mjaftueshëm vota.

Drafti rus i kërkonte SHBA’ve dhe aleatëve të saj që “menjëherë të ndalin agresionin kundër Republikës Arabe të Sirisë”.

Vetëm Rusia, Kina dhe Bolivia votuan në favor të draft rezolutës.

Tetë vende votuan kundër, derisa katër të tjera kanë abstenuar.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania ndërmorën sulme ajrore të shtunën në mëngjes, duke lëshuar 105 raketa mbi tre objekte siriane të armëve kimike, një në Damask, dy të tjerë pranë Homsit në afërsi të kufirit me Libanin. /Periskopi/