Rrëzimi i Assadit apo armët kimike – Cili ishte qëllimi i sulmeve në Siri?

Bota April 14, 2018 - 15:47
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Sulmet e sotme ajrore në Siri kanë nxitur reagime të ashpra.

Kina, Rusia dhe Irani në njërën anë, kurse Amerika, Franca, Britania, Turqia e shtete tjera të fuqishme në anën tjetër.

Shteti rus ka akuzuar Amerikën se po tenton ta rrëzojë Assadin nga pushteti me anë të bombardimeve, por gjë të cilën e kanë mohuar zyrtarët amerikanë dhe britanikë.

LEXO EDHE: Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane 'rrëzuan 13 raketa amerikane'

Zyrtarë të Pentagonit në një konferencë për media thanë se sulmet nuk kishin synim t’ia marrin pushtetin liderit sirian, transmeton lajmi.net

“Sulmet nuk nënkuptojnë ndryshimin e politikës amerikane, apo përpjekjet për ta rrëzuar regjimin e Assadit”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Dana White.

Se nuk synonin ta rrëzonin liderin sirian nga pushteti, tha edhe kryeministrja britanike.

Theresa May deklaroi se e vetmja arsye për bombardimet në Damas ishte përdorimi i armëve kimike.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Sulmet nuk kishin synim ta rrëzonin Assadin”, tha May.

Por përkundër të gjitha sulmeve, lideri sirian ka thënë se nga këto po bëhet edhe më i fortë.

LEXO EDHE: Luftë deklaratash pas sulmeve ajrore në Siri

Trumpi e vlerësoi si një aksion të përkyer duke shkuar në twitter se “misioni u realizua”.

Kurse në anën tjetër rusët e kanë vlerësuar si aksion të dështuar pasi kanë thënë se rreth 75 raketa i janë rrëzuar Amerikës.

SHBA, Franca dhe Britania kanë paralajmëruar se nëse përdoren armët kimike, atëherë mund të ketë sulme të reja.