Bashar Al-Assad bashkon forcat me Iranin, pas bombardimeve të SHBA’së në Siri

Bota April 14, 2018 - 14:24
E Fundit

Presidenti sirian Bashar Al-Assad i ka thënë homologut të tij iranian Hassan Rouhani se sulmet e udhëhequra nga SHBA’ja kanë rritur vendosmërinë e Sirisë për ta luftuar dhe shtypur terrorizimin

Lajmin e bëri të ditur presidenca siriane, e cila shprehin bindjen e plotë të Assadit se sirianët nuk do të dorëzohen.

LEXO EDHE: Vjen kundërshtimi i parë nga Amerika për bombardimet në Siri

Në anën tjetër, raportohet se homologu iranian i tha Assadit se Irani do të vazhdojë të qëndrojë pranë Sirisë.

Ai shprehu besimin e tij se agresioni i fuqive perëndimore nuk do ta dobësonte vendosmërinë e popullit sirian në luftën kundër terrorizmit.