Ushtria siriane ka zënë rob ushtarët britanikë në Gutën Lindore

Bota April 12, 2018 - 13:12

Trupat siriane kapën një numër ushtarësh britanikë gjatë një operacioni ushtarak në zonën Gutës  Lindore në Siri, njofton agjencia "El Majadin", transmeton zeri.info

Ushtarët e kapur mendohet se kanë qenë pjesë e forcave ndërkombëtare të vendosura në zonë për të kryer një sulm tokësor mbi kryeqytetin sirian të Damaskut, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Raporti i medias thotë se Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, duke përfshirë Jordaninë dhe Izraelin, kishin planifikuar të nisin një sulm në disa fronte, por plani ‘dështoi’ për shkak të përparimit të shpejtë të forcave të armatosura siriane gjatë muajit të kaluar./Zeri