Putin 'kërcënon' Malin e Zi

Bota April 12, 2018 - 10:42
Lexo detajet

Lidhjet e Rusisë me Malin e Zi nuk janë në përputhje me traditën e gjatë të miqësisë mes dy vendeve, ka thënë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën.

Duke folur në një konferencë në Kremlin, ku ambasadorët e rinj të shteteve të huaja në Moskë dorëzuan kredencialet e tyre, Putin i tha të dërguarit nga Mali i Zi që marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë aq të mira sa duhej të ishin.

“Gjendja aktuale e marrëdhënieve Rusi-Mal i Zi nuk korrespondon sa duhet me traditën e miqësisë vëllazërore e afinitetit shpirtëror shumë shekullor mes popujve tanë”, i ka thënë Putin diplomatit malazez në Moskë.

Tutje, Putin ka thënë që Rusia është pro krijimit të marrëdhënieve me Malin e Zi nga të cilat do të përfitonin të dy shtetet.

Putin dhe Rusia akuzohen që në vitin 2016 kishin tentuar që përmes një operacioni ta vrasin politikanin malazez Milo Djukanovic, që ishte shumë vite në krye të shtetit malazez dhe e udhëhoqi vendin drejt rrugës euroatlantike.

Djukanovic po tenton të rikthehet në lidershipin malazez, pasi ka kandiduar për postin e Presidentit, në zgjedhjet që mbahen këtë të dielë.