Rrethohet Siria: Assadit do t’i kushtojnë shtrenjtë sulmet me armë kimike

Bota April 12, 2018 - 09:26
Lexo detajet

Forcat e mëdha ushtarake të shteteve perëndimore po bëhen gati që të nisin një sulm ndaj regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, i cili është fajtor për sulmet me armë kimike ndaj civilëve në Siri

Mediat ndërkombëtare shkruajnë që pas Presidentit amerikan Donald Trump, edhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka ftuar Kabinetin qeveritar në mbledhje, pasi është konstatuar me siguri që Assad kreu sulmin kimik ndaj civilëve nëpër zonat e kontrolluara nga rebelët.

LEXO EDHE: Erdogan, bisedë telefonike me Trump për Sirinë

Nëndetëset e Britanisë janë vetëm disa prej shumë armatimeve që kanë lëvizur brenda zonës së bombardimit të Sirisë. Njëjtë ka vepruar edhe Franca e SHBA’ja, të cilat kanë gati luftanije, nëndetëse e avionë bomberë të drejtuara nga Siria.

“Të gjitha indikacionet janë që përgjegjës për sulmin kimik është Assad. Sulmet me armë kimike nuk mund të kalojnë pa marrë përgjigjen e merituar”, ka thënë May.
Kujtojmë që Assad ka përkrahjen e Rusisë në konfliktin që ka hyrë në vitin e shtatë. Kjo nuk ëshë hera e parë që ai ka përdorur armë kimike. Edhe herën e parë kishin pasuar bombardimet ndaj ushtrisë siriane.