Rusia paralajmëron Amerikën: Mos sulmo në Siri

Bota April 11, 2018 - 09:15
Lexo detajet

Rusia ka sugjeruar SHBA-në që të mos ndërmarrë aksion ushtarak si përgjigje për atë që besohet të jetë sulm kimik në Siri.

“Unë edhe një herë kërkoj me ngulm nga ju që të tërhiqeni nga planet që momentalisht jeni duke i zhvilluar”, ka thënë i dërguari i Moskës në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia.

Ai ka paralajmëruar Washingtonin se nëse kryen ndonjë aksion, do të mbajnë përgjegjësi për çdo “aventurë ilegale ushtarake”.

Liderët e Perëndimit kanë deklaruar se janë pajtuar që të punojnë së bashku që t’i qarësojnë përgjegjësitë për sulmin në Douma.

Rusia i ka vënë veto draft-rezolutës amerikane për të hapur hetime të reja në lidhje me këto sulme kimike. /Periskopi/ 

Siri, e cila pranon mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon se qëndron prapa çfarëdo sulmi kimik.