Jep dorëheqje këshilltari i Donald Trump për Siguri

Bota April 10, 2018 - 18:05
Këshilltari për Siguri i Donald Trump, Tom Bossert, ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqjen e tij ka konfirmuar në një deklaratë për mediat zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Sarah Huckabee Sanders për dorëheqjen e këshilltarit të sigurimit ka deklaruar se ”presidenti i është mirënjohës Tom-it për angazhimin për sigurinë dhe rendin e vendit”.

Bossert ishte një person kyç në Shtëpinë e Bardhë për mbrojtjen e kombit nga terrori dhe kërcënimet kibernetike.

Ai ndihmoi gjithashtu në reagimin e administratës ndaj uraganëve të vitit të kaluar në Teksas, Florida dhe Puerto Rico.

Largimi i tij tani është më i fundit i një vale largimesh nga krahina perëndimore në muajt e fundit.

Kjo dorëheqje vjen një ditë pasi këshilltari i ri i sigurimit kombëtar John Bolton nisi mandatin e tij, njofton Klan Kosova.