Trump dërgon Gardën Kombëtare në kufi me Meksikën

Bota April 05, 2018 - 12:50
Situata në kufirin jugor ka "arritur tani një moment krize"

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në kufirin meksikan. Trump ka thënë se situata në kufirin jugor ka "arritur tani një moment krize", transmeton zeri.info

 “Presidenti i SHBA-së urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin jugperëndimor për të ndihmuar rojën kufitare”, deklaroi Kirstjen Nielsen, Sekretarja për sigurinë e brendshme.

“Ne shpresojmë që kjo zhvendosje të fillojë menjëherë”, shtoi ajo.

Garda Kombëtare ka ndërhyrë në kufij në vitin 2010, me urdhër të Barack Obama, si dhe në vitet 2006-2008 gjatë kohës së George W. Bush.