Një i vdekur e mbi 12 të plagosur, detaje nga sulmi terrorist në Francë

Bota March 23, 2018 - 14:56
Lexo detajet

Të paktën një person është vrarë, kur një i dyshuar ka marrë disa pengje në një supermarket në qytetin e Trebes të Francës.

Policia ka njoftuar se marrësi i pengjeve ishte pjesë e Shtetit Islamik.

Kryetari i kësaj komune tha se sulmuesi kishte hyrë në dyqan duke bërtitut “Allahu Akbar, unë do të ju vras të gjithëve”, transmeton lajmi.net

Veç të vdekurit, edhe një person tjetër u lëndua, por gjendja e tij ende nuk dihet. Sulmuesi ishte në supermarket vetëm me një officer police, pasi të tjerët kishte vendosur t’i lironte.

“Të gjitha infromatat që i kemi tregojnë se ishte një akt terrorist”, ka bërë të ditur policia.

Salah Abdeslam quhet i dyshuari ashtu siç raportojnë mediat në Francë.

Më shumë se 240 veta janë vrarë në Francë në sulme të ndryshme që nga vitit 2015. 

Image 
Image 
Image 
Image