Trump i vendosur për t’i vënë sanksione Kinës; kinezët të gatshëm për hakmarrje

Bota March 22, 2018 - 13:05
Lexo detajet

Administrata e Kinës planifikon t’i shpallë sanksione kundër Kinës të enjten, pasi vendi po inkurajon vjedhjen dhe transferimin e pronës intelektuale nga bizneset amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se këto veprime kanë ardhur, pasi bisedat në lidhje me këtë çështje kanë dështuar të prodhojnë ndryshimin, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Kina në anën tjetër ka thënë se është e gatshme t’i hakmerret me “masat e nevojshme”.

Shtëpia e Bardhë po konsideron midis 30 bilion dollarë dhe 60 bilion dollarë në tarifat, si dhe masat që do të kufizonin investimet, raportojnë mediat amerikane.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të t’i ankohen Organizatës Botërore të Tregtisë.

Negociatori amerikan, Robert Lightizer, u tha anëtarëve të kongresit të mërkurën se SHBA është duke shikuar të shtyjë në një “presion maksimal drejt Kinës dhe një presion minimum tek konsumatorët e Shteteve të Bashkuara.”

“Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha Lightizer. “Ne mendojmë se është ndoshta gjëja më e rëndësishme që të bëhet ribalancimi i tregtisë.”

Sipas një zyrtari të tregtisë së Shteteve të Bashkuara, tha se SHBA ka fakte që Kina u ka kërkuar firmave të krijojnë një partnership lokal në hyrjen e tregitisë kineze, si një rrugë e presionit në transferimin teknologjik.

SHBA gjithashtu gjetën dëshmi se Kina drejton investime në industritë strategjike të SHBA-së, ku kryen dhe mbështet sulmet kibernetike.

Të enjten, Kina përmes ministrit të tregtisë ka deklaruar se shteti i tij është i gatshëm t’i kundërpërgjigjet tarifave të reja nëse zbatohen nga SHBA.