Erdogan ‘rrethon’ Qipron me anije luftarake

Bota March 21, 2018 - 08:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Egjeu është shndërruar kohët e fundit në një bazë të stërmadhe ushtarake, ku kanë “zbarkuar” anije nga shtete të ndryshme si SHBA-ja, Turqia, Rusia, Izraeli dhe Greqia.

Blindimi i kësaj zone detare vjen për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake nga ana e Ankarasë zyrtare, e cila ka alarmuar si Greqinë ashtu edhe Qipron.

Megjithatë ,Turqia duket se do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili pritet të tensionojë edhe më shumë situatën në Egjeun Lindor.

Erdogan ka njoftuar se do të nisë kërkimet për gaz në Egjeun Lindor ,veçantërisht në ujërat e Qipros.

“Greek Reporter” shkruan se dërgimi i anijeve turke në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros përbën konflikt të hapur, pasi kombi ishullor i ka dhënë këto zona me koncension tek kompania amerikane “ExxonMobil”.

Mendohet se kompania amerikane është duke bërë kërkime në zonën ekonomike të Qipros ku mendohet se ka miliarda metër kub gaz.