Edhe një bukuroshe thyen heshtjen për marrëdhëniet intime me Trumpin

Bota March 21, 2018 - 08:16
Lexo detajet

Ish-modelja e Playboy, Karen McDougal, e cila ka thënë se ka pasur marrëdhënie intime me presidentin amerikan, Donald Trump, po i ndjek hapat e yllit të filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Sipas The New York Times, McDougal ka paraqitur një padi të martën, për të dalë nga një marrëveshje për heshtje, e nënshkruar më 2016, duke u bërë gruaja e dytë brenda dy javësh që paraqet padi që akuzon numrin një të Shteteve të Bashkuara ose këshilltarët e tij për fshehje të së vërtetës për lidhejt jashtëmartesore të Trumpit.

McDougal ka paditur American Media Inc., kompaninë amë të The National Enquirer, e cila, sipas The Wall Street Journal, e ka paguar atë 150.000 dollarë për ta blerë informacione prej saj për marrëdhëniet intime me Trumpin – por që kurrë s’ka raportuar për ngjarjen. Shefi ekzekutiv i Enquirer, David Pecker, është mik i Trumpëve.

Aktorja pornograifke, Stephanie Clifford, e njohur si Stormy Daniels, ka thënë në një padi të dorëzuar më 6 mars se “marrëveshja për heshtje” që ka bërë me Trumpin është e pavlefshme. Avokati i Trumpit, Michael Cohen, është pajtuar në tetorin e 2016’s t’i paguajë asaj 130.000 dollarë, në mënyrë që ajo të mos flasë për një lidhje jashtëmartesore që ajo pohon se ka pasur me Trumpin, mbi një dekadë më parë.