Cili nivel i njohjes së gjuhës nevojitet për Vizën C

Bota March 21, 2018 - 07:55
Lexo detajet

Sipas Këshillit Federal, të huajt për të fituar Vizën C)duhet ta dëshmojnë njohjen e njërës nga gjuhët e vendit: me gojë së paku në nivelin A2 ndërsa me shkrim, së paku A1. Partitë kanë qëndirme të ndryshme

Në Parlamentin e Zvicrës është duke u zhvilluar debat lidhur me kriteret e njohjes së gjuhës së vendit nga të huajt, si kusht për t`u konsideruar si të integruar, gjegjësisht për të fituar lejen e qëndrimit (B dhe C) këtu, shkruan SDA.

Sipas SVP-së, dëshmirë e certifikuara për njohjen e gjuhës shpeshherë janë të pamjaftueshme ose të papërshtatshme, transmeton albinfo.ch. Ajo kërkon më shumë dëshmi të njohjes së gjuhës nga jeta praktike në këtë drejtim. Kështu, në qëndrimin e saj lidhur me konsultat për përshtatjen e rregullores mbi lejimin, qëndrimin dhe punën e të huajve në Zvicër si dhe rregullores mbi integrimin e të huajve, SVP shkruan se mendamentet janë të pakuptueshme dhe kundërproduktive.


Ndërkaq, të gjitha partitë tjera kontestojnë para së gjithash nivelet e parashiluara formale të njohjes së gjuhës, që paraqiten si kusht për statusin e qëndrimit.

Sipas propozimit të Këshillit Federal, të huajt për të fituar lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C) duhet ta dëshmojnë njohjen e njërës nga gjuhët e vendit, transmeton albinfo.ch.

Niveli i njohjes së gjuhës me gojë duhet të jetë së paku A2 ndërsa me shkrim, së paku A1. Bëhet fjalë për referencën evropiane të pranuar mbi nivelet e njohjes së gjuhëve.

Për FDP-në dhe Federatën Zvicerane të Tregtisë (SGV) niveli i kërkuar i njohjes së gjuhës duhet të jetë më i lartë ndërsa edhe CVP shpreh dilemën nëse ky nivel është më i ulët se duhet.

Nevojë për përshtatje sa i përket kriterit të gjuhës sheh edhe SP. Por ajo këtë e sheh në aspektin pozitiv: që në rast se një i huaj dëshmon integrim të sukseshëm ai të shpërblehet me dhënien para kohe të Vizës C, përcjell albinfo.ch. Për të ndodhur kjo, sipas SP-së duhet që i huaji të dëshmojë nivelin A2 të njohjes së gjuhës me gojë, në vend se B2 siç është e rregulluar tash.