''Nuk e kemi pritur kurrë që natën e parë të muajit të mjaltit të kalojmë në një shkollë''

Bota March 19, 2018 - 19:53
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një çift i sapo martuar u detyrua të kalonte natën e tyre të parë të muajit të mjaltit në një shkollë pasi dëbora e madhe që ra mbylli një rrugë kryesore në jugperëndim të Anglisë.

Image

Ata e kaluan natën me mbi 80 udhëtarë të tjerë, pasi morën strehim të menjëhershëm, teksa dimri i vonuar i quajtur "minibisha nga lindja" shkaktoi kërdi në vend.

John dhe Sara Lund kaloi natën e tyre të parë të muajit të mjaltit në Kolegjin Okehampton në anën veriore të Dartmoor.

 

Çifti, i cili u martua në Bristol të shtunën, i tha BBC se ata ishin drejtuar në Watergate Bay Hotel në bregun verior të Cornwall.

Image

"Nuk e kam imagjinuar se në mars do të ketë borë, por me siguri nuk kemi pritur të kalojnë natën tonë të parë në një kolegj shkollor".

Çifti tha se ata shpresonin të dilnin në hotel, ku rezervuan për tre net, të hënën.

A30 u godit nga "dëbora e madhe" brenda natës, të hënën.