Lavrov anulon vizitën në Vietnam

Bota March 19, 2018 - 09:37

Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se vizita e planifikuar për sot e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Vietnam është anuluar për "arsye të papritura".

AFP citoi Ministrinë për Punë të Jashtme të Vietnamit të ketë thënë se “për arsye të papritura, vizita në VIetnam e ministrit të Jashtëm rus nuk do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar”.

AFP, duke cituar një zyrtar rus në Hanoi, po ashtu tha se vizita është anuluar për “arsye teknike dhe jo politike”.

Ministria e Jashtme ruse nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar.

Vietnami është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Moskës dhe një blerës i madh i pajisjeve ushtarake nga Rusia.