Shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

Bota March 17, 2018 - 11:05
Ja kush e shkarkoi atë

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Session ka shkarkuar zyrtarin e FBI, Andrew McCabe, i cili shpesh është akuzuar për anshmërinë politike ndaj Presidenti Trump, njofton BBC.

Në janar McCabe dha dorëheqjen e tij nga posti i tij si zëvendësdrejtor. Ai ka qënë thellësisht i përfshirë në hetimet hetimet e FBI ndaj Hillary Clinton për përdorimin e emailit privat dhe sulmeve të supozuara të Rusisë në fushatën presidenciale.

Shkarkimi vjen dy ditë para se ai të mbushte 50 vjeç dhe kur pritet të dalë në pension me të drejtat që i takojnë.

Presidenti Trump përshëndeti vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm me një mesazh në Twitter.

Session që kryeson departamentin e Drejtësisë, tha se vendimi ishte marrë pas një hetimi të gjërë dhe të ndershëm për McCabe.

Ai tha se nga raport hetimi të brendshmëm u konkludua se z. McCabe kishte bërë një deklarim të paautorizuar në media.

Në një njoftim të premten vonë, Session tha se “bazuar në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm , i kam ndërprerë punësimin menjëherë Andrew McCabe menjëherë”.